Kreu i grupit parlamentar i opozitës, Gazment Bardhi do të mbledhë nesër deputetët e Rithemelimit.
Njoftimin për këtë mbledhje e ka dhënë vetë Bardhi, përmes një mesazhi, drejtuar kolegëve të tij. Mësohet se mbledhja është parashikuar që të nisë në orën 12:00, në selinë e Rithemelimit.
“Nesër, e martë, ora 12:00, mbledhje grupi parlamentar në selinë e PD. Ju falënderoj!”, thuhet në mesazhin e Bardhit. Kujtojmë se opozita ka vijuar aksionin e saj të bashkimit, ndërsa pas krijimit të Konfederatës opozitare, u mbajt dhe protesta e 20 shkurtit.