Ditën e sotme mediat në Kosovë kanë njoftuar se është hequr nga Kalaja e Zveçanit flamuri i Serbisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk bëhet me dije se kush e ka hequr flamurin nga aty dhe se për rastin nuk kanë marrë as kallëzim.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani deklaroi se nuk mund të iniciohet rast, nëse nuk ka kallëzim.
“Nuk kemi marrë asnjë ankesë apo kërkesë për këtë, kështu që nuk mund të inicohet asnjë procedurë. Po ashtu, policia nuk ka lidhje me atë rast”, tha Elshani për portalin serb të veriut, Kossev.