Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Projekti 100 mln USD me Bankën Botërore, hapet procedura për Urën e Viroit

Objekti bën pjesë në territorin e administruar nga Bashkia e Gjirokastrës

11:50 22/02/2024
Reading Time: 2 min lexim

Ura e Viroit do t’i nënshtrohet ndërtimit nga e para si pjesë e projektit që qeveria shqiptare ka me Bankën Botërore ku kjo e fundit ka vënë në dispozicion 100 milionë dollar për një projekt të dedikuar për urat.

Pak ditë më parë Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se po pret tashmë ofertat e mbyllura nga kompanitë e interesuara për të marrë pjesë në këtë procedurë konkurruese duke lënë si afat të fundit datën 20 mars. Në një dokument teknik të publikuar më herët ARRSH nënvizonte se zona, ku propozohet të bëhet objekti, është e pozicionuar në veri në raport me qendrën e qytetit të Gjirokastrës, duke qenë një segment i rrugës nacionale Gjirokastër- Tepelenë. Objekti bën pjesë në territorin e administruar nga Bashkia e Gjirokastrës.

“Projekti i zbatimit parashikon që e gjithë gjurma të kalojë paralel me rrugën ekzistuese, në anë lindore të saj (nga ana e lumit Drino), duke lenë në funksionim urën ekzistuese si shëtitore panoramike përreth liqenit”, thuhej në raportin teknik.

Projekti parashikon edhe kalimin nga një rrugë e kategorisë C në C2 me gjerësi të korsive 2x 3.5 metra. Nga ana tjetër kërkohet që objekti i ri të garantojë mos përmbytjen nga vërshimet e ujërave me siguri të përshtatshme për këtë kategori rruge. Projekti për urat nisi të negociohej pak vite më parë me Bankën Botërore duke pasur parasysh nevojat dhe emergjencën për ndërhyrje në disa vepra të kësaj natyre në gjithë vendin. Dokumenti i projektit i asaj kohe specifikonte se ishin 80 ura me përparësi (me një fluks trafikut prej 100 deri në 2500 mjete në ditë) dhe kanale nën rrugë do të kërkojnë ndërhyrje brenda shtatë viteve të ardhshme.

“Urat dhe kanalet nën rrugë prioritare do të jenë së pari ato me rëndësi më të lartë socio-ekonomike për shkak të vendndodhjes së tyre përgjatë korridoreve ekonomike kryesore apo që bëjnë lidhjen e popullatës në nevojë me shërbimet publike, vendet e punës apo qendrat e tregut. Së dyti do të jenë urat ku ka dobësi dhe risk për shkak të kushteve të tyre të përkeqësuar strukturore apo që ndodhen në zona që janë të përfshira herë pas here nga fatkeqësitë natyrore apo ndryshimeve klimatike. Së treti do të jenë edhe ato ura që mund të duan ndërhyrje të menjëhershme në harkun kohor të shtatë viteve kur do të jetë në zbatim projekti”, thuhej në raportin e Bankës./Monitor

Etiketa: banka botëroreGjirokasterprojektiUra e Viroit

Të lidhura

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë
Kryesore

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

Në prag të ndeshjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi, ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj, ka dhënë një mesazh të qartë dhe...

11:37 07/06/2025
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023
Horoskopi

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill): Dita sjell vendime të rëndësishme për të ardhmen në jetën në çift. Beqarët mund...

11:13 07/06/2025
Para
Minatorët protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës: Miratoni Statusin

Minatorët protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës: Miratoni Statusin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

11:13 07/06/2025
Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.