Bashkimi Europian e ka miratuar sot pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë, Njoftimin e ka dhënë presidenca belge në rrjetin social X, ku shkruan se kjo është pakoja e 13-të e sanksioneve ndaj Rusisë që nga nisja e luftës me Ukrainën.
“Ambasadorët e BE-së sapo u pajtuan në parim për pakon e 13-të të sanksioneve në kornizën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha presidenca belge.
Kjo është njëra prej pakove “më të gjera” të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, sipas saj. Gati 200 subjekte dhe individë janë futur në listën e sanksioneve me pakon e re.
Pakoja do të aprovohet formalisht në kohë për përvjetorin e dytë të fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt.