Pas mbarimit të protestës kreu i grupit parlamentar të PD, ka dhënë një deklaratë për gazetarët. I pyetur për çështjen e vulës dhe logos, për të cilat gjykata nuk ka dhënë akoma një vendim përfundimtar, Bardhi u shpreh se ‘ nuk do mend për ta kuptuar se kujt i përkasin ato, pas tubimit të sotëm’. Bardhi gjithashtu iu ka bërë thirrje deputetëve të cilët nuk i janë bashkuar protestës, që ‘t’i bashkohen opozitës së vërtetë, pasi për atë janë mandatuar’.
Bardhi: Edhe unë dua t’i shpreh mirënjohjen e madhe qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë. Është përgjegjësi e çdo deputeti dhe çdo demokrati. Ne jemi opozitarë dhe nuk do heqim dorë nga opozita. Ne do ta bëjmë PD-në një alternativë qeverisëse. Nuk jemi kurrë të gatshëm që përgjegjësitë kushtetuese, tja cojmë Edi Ramës. Ata që ishin në shesh na kanë sjellë ne këtu dhe ne u përgjigjemi vetëm tyre.
Nuk ka më dyshim kush i gëzon simbolet e Partisë Demokratike. I bëj thirrje Gjykatës së Lartë të zbardhet vendimi dhe Gjykatës së Apelit të japi sa më shpejtë vendimin.