Teksa pritet që të fillojë protesta e thirrur nga opozita, qytetarë dhe deputetë janë mbledhur tek selia blu. Pak minuta më parë ka mbërritur edhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cli ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat. Ai ka deklaruar se do ët ketë pjesëmarrje masive dhe ka bërë thirrje për protest paqësore, ndërkohë që nuk kadhënë detaje. ‘Pjesëmarrje masive e qytetarëve, protestë paqësore dhe me fëmijë e familjarë. Mesazhet do t’i shihni në shesh’, tha Bardhi.