Skip to content
Kronikë

Bie nga lartësia teksa po krasiste pemët, humb jetën punëtori i Bashkisë Peqin

· 1 min lexim

Një punonjës i Bashkisë së Peqinit është rrëzuar nga lartësia teksa po krasiste pemët dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si Faik Rronci, 58 vjeç. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.