Pas lajmit të vdekjes së liderit të opozitës në Rusi, kanë reaguar mijëra politikanë nga mbarë bota, madje dhe familjarët e tij.
Së fundmi ka reaguar në rrjetet sociale nëna e Alexei Navalny, e cila ka hedhur poshtë pretendimet se ai kishte probleme me shëndetin.
Në një deklaratë të bërë pak minuta më parë, ajo shprehet se thotë se djali i saj ishte “gjallë, i shëndetshëm dhe i lumtur” kur e pa për herë të fundit më 12 shkurt.
“Nuk dua të dëgjoj asnjë ngushëllim”, shton ajo në një postim të bërë në rrjetet sociale.