Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ai theksoi se aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë dhe shtetin ligjor.
“Për Shqipërinë, aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë, shtetin ligjor, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit, si dhe garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Marrëdhëniet tona meritojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO”, shkruan Meta.