Presidenti rus, Vladimir Putin, ka implementuar sot një ligj që synon konfiskimin e pasurive të individëve të shpallur fajtorë për përhapjen e informacionit të rremë rreth ushtrisë ruse. Pas fillimit të luftës, Moska e ka deklaruar të paligjshme kritikën që ata e konsiderojnë si informacion të rremë për ushtrinën ruse. Ligji, i cili u miratua nga Duma e Shtetit dhe Këshilli i Federatës në janar dhe shkurt, respektivisht, është prezantuar sot nga dekreti presidencial i nënshkruar nga Putin. Ligji nuk detyron domosdoshmërisht konfiskimin e të gjitha pasurive të personave të dënuar, por fokusohet tek paratë dhe fondet e përdorura ose destinuara për financimin e aktiviteteve kriminale. Përveç kësaj, ligji parashikon mundësinë që gjyqësori të heqë të gjitha nderimet shtetërore të dhëna individëve të dënuar për shpërndarjen e informacionit të rremë. Akuzat për këtë vepër dënohen me maksimumin e 15 vjet burg, dhe një numër i konsiderueshëm i rusëve është dënuar sipas këtij neni të Kodit Penal.
Dumani zbulon sektorin/ Ku i investon krimi i organizuar paratë
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka zbuluar mbrëmjen e sotme sektorët kryesorë ku investohen paratë e krimit të organizuar. Në...