Deputetja e opozitës, Albana Vokshi ka folur sot gjatë një konference të Departamentit të Arsimit dhe Shkencës në PD, ku u shpreh se i gjithë sistemi arsimor në vend është i rrënuar.
Sipas Vokshit shifrat dhe statistikat janë alarmante dhe se ato janë një këmbanë zgjimi për çdo shqiptar. Ajo më tej shtoi se Rama se me kontrollin në çdo hallkë të arsimit ka nisur rrëmini i saj.
“Në 10 vite qeverisje Edi Rama kontrolloi edhe çdo hallkë të arsimit, dhë këtu fillon edhe rrënimi i arsimit. Nuk u bazua në meritokraci, u politizua. Në ligje kemi depolitizim të arsimit. Duhet të kemi arsim të depolitizuar. Çfarë bëri Edi Rama? E politizoi që nga arsimi parauniversitar deri në në atë universitar.
Kontrolloi rekrutimet, kontrolloi promovimet, kontrolloi transferimet, pushoi ata që nuk ishin me PS, pushoi dhe shkarkoi ata që nuk u bënë patronazhistë. Sot drejtorët dhe nëndrejtorët i ke patronazhista, ato që promovohen i ke patronazhistë të partisë që spiunojnë çfarë bëjnë mësuesit, prindërit. Jo vetëm spiunojnë, por edhe detyrojnë prindërit që t’i japin votën Rilindjes në këmbim të notave të mira apo në këmbim të bursave, apo në këmbim të ndihmës qëmund t’i jepet fëmijëve të tyre,” u shpreh Vokshi.
Ndër të tjera, deputetja u shpreh se kjo qeveri nuk e ka pasur asnjëherë prioritet arsimin dhe se politikat që Rama dhe ministrat që janë ndërruar kanë ndjekur një politikë antikombëtare.