Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me demokratët e Dimalit, ku foli lidhur me punën dhe pikat kyçe ku do të mbështetet PD-ja deri në 2025-ën.
Ai foli edhe lidhur me Reformën në drejtësi, ku theksoi se PD mbështet drejtësinë dhe SPAK, pasi fundi i pandëshkueshmërisë theksoi ai është fillimi i Shqipërisë evropiane. Ndër të tjera u shpreh se partitë e tjera e kanë frikë këtë strukturë të rëndësishme.
“Ndaj fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i Shqipërisë europiane. Kjo është arsyeja pse PD e ka thelbësore në vizionin e vet mbështetjen ndaj Reformës në Drejtësi dhe ndaj SPAK. Padiskutim pritshmëritë ndaj SPAK janë të larta. Unë e di që pritshmëritë e shqiptarëve janë shumë më të larta sesa ç’është bërë deri më tani dhe shpresoj dhe jam i bindur që këtë pritshmëri e njohin edhe prokurorët, hetuesit dhe gjyqtarët me integritet të SPAK. Detyra jonë është ta mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat politikishe dhënies fund të pandëshkueshmërisë. Dhe kjo është arsyeja se pse PD është sot e vetmja parti politike në Shqipëri që e thotë me zë të lartë, me ballin lartë, hapur, që mbështet pa kushte punën e SPAK”, u shpreh Basha.