Kryeministri i vendit, Edi Rama teksa mori pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste, që po mbahet sot, u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ish-zëvendësit të tij, Arben Ahmetaj.
Rama zgjodhi të mos iu përgjigjej asnjërës nga pyetjet në lidhje me Ahmetajn, teksa theksoi se kjo Asamble Kombëtare e PS-së do të jetë vetëm analizë e punës deri më sot.
Rama tha ndër të tjera se nuk do ketë ndryshime brenda strukturës së partisë.
“Është një mbledhje pune, raportimesh dhe diskutimesh në lidhje me hapat e tjerë në funksion për të riorganizuar Partinë Socialiste”, tha Rama.
Rama vijoi “Partia Socialiste është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe jemi të vetëdijshëm për hapjen e Partisë për të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë. Nuk kemi sot asnjë plan për të bërë ndryshime. Jemi sot këtu për të bërë një analizë”.