Zbardhet dëshmia e Renato Nastos që ka dhënë para trupës gjykuese në Gjykatën e Tiranës. Renato akuzohet se ka mashtruar me viza amerikane. Ai u arrestua për mashtrim me aplikimet për vizat amerikane, por ka mohuar akuzat para togave të zeza duke thënë se vetëm u ka ardhur në ndihmë personave dhe se për këto aplikime merrte 100 deri në 150 euro.
“Nuk kam kryer asnjë shkelje të ligjit, kam ndihmuar qytetarët që të bënin aplikimin për vizë, ata të cilët nuk kishin mundësi t’i bënin vetë, me vlerë 100-150 euro. Nuk janë të vërteta pretendimet e prokurorisë. Aktualisht punoj edhe si taksist për të rritur të ardhurat e mia”, tha ai.