Gjykata e Posaçme shpalli verdiktin dhe dënoi me 3 vite burgim ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici për akuzën e korrupsionit, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar dënimi ulet me 2 vite.
Bëhet me dije se Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre. Ndërkohë, për vajzën e video-skandalit, Alma Kaçin, Gjykata ka dhënë dënimin me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore atë për prostitucion.
Safet Gjici sipas SPAK ka përfituar favore seksuale nga Kaci, duke i premtuar kësaj të fundit një projekt për qentë, ndërsa kjo e fundit ja ka ofruar favoret, përderisa kryen marrëdhënie seksuale orale në zyrën e punës së kryebashkuiakut.
Para shpalljes së vendimit, Gjici kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i përlotur i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit.
“Unë kam marrë dënimin më të madh, është dënimi moral. Iu kërkoi falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit”, tha Gjici. Ai akuzoi Abedin Orucin se e sulmoi që të zaptonte pronat e bashkisë.
Avokatët e ish kryebashkakut pretenduan se Alma Kaci është paguar për të realizuar videon dhe këmbëngulën se ai nuk ka kryer asnjë vepër penale.