Kardiologu Edvin Prifti është thirrur nga SPAK për tt’u marrë në pyetje ditën e nesërme. Ai është person nën hetim prej 4 vitesh dhe burime bëjnë me dije se me shumë gjasa atij do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve, të cilat janë ndjekur nga prokurori i posaçëm Sotir Kllapi. Kujtojmë se mjeku Prifti u vu në pranga pas përgjimeve ku sekretarja e Gjykatës së Krujës, deklaronte se do ti jepte një shumë eurosh, në mënyrë që ti bënte operacion pa radhë nënën e saj në ambientet e QSUT. Pas kontrolleve atij iu gjet një shumë e madhe parash në banesë dhe në zyrë, çka i shtoi dhe akuzën e pastrimit të parave, ku më pas GJKKO vendosi dhe masën e arrestit ndaj tij.