Skip to content
Të Gjitha

“Sky” apo miliona euro tendera, misteri i shkarkimit të kreut të Gardës, Gramos Sako

· 2 min lexim

Mbeten mister arsyet reale të shkarkimit të kamufluar me dorëheqje të kryetarit të Gardës së Republikës, Gamos Sako, pas 11 viteve në krye të institucionit të garanton sigurinë e zyrarëve të lartë, banesave të tyre dhe të institucioneve kryesore të shtetit.

Në media u raportua për një dorëheqje të Gramos Sakos pas 11 vitesh në krye të gardës, por prej disa javësh përflitej për një shkarkim të Sakos, me aprovimin e Edi Ramës.

Ka gjasa që Sakos i është kërkuar të japë dorëheqjen ndryshe do shkarkohej.

Po pse u largua Gramos Sakos nga drejtimi i Gardës së Republikës?

Ka tre versione.

Së pari, koha e gjatë prej 11 vitesh në krye të Gardës së Republikës.

Së dyti, kreu i gardës mund të ketë dalë në përgjimet e aplikacionit Sky, dosje e cila po hetohet intensivisht nga SPAK–ut.

Së treti, një hetim i mundësh i SPAK-ut për korrupsionin me tendera.

Që pas emërimit të Gramos Sakos në krye të Gardës së Republikës, kompania 2 T, me bashkëpronar Artan Sakon, vëllanë e Gramoz Sakos, ka marrë rreth 200 milionë euro para publike me tendera të dyshimtë.

Një pjesë e parave publike, pasi kanë kaluar te kompanis 2T, kanë kaluar tek bashkëshortja e Gramos Sakos.

Vetëm në një rast, kompania 2T i ka kaluar gruas dentiste të Gramos Sakos një shumë 63 mijë euro, në formë borxhi.

Vetingu në polici konstatoi se kreu i Gardës, Gramos Sako, kishte fshehur pasurinë, se kishte punësuar mbesën e tij si juriste dhe se po përlante paratë publike me tendera, me kompaninë në emër të të vëllait. Megjithatë, Sako u konfirmua në detyrë, duke zhbërë kështu procesin e Vetingut në Polici, i cili u braktis nga ndërkombëtarët./Prapaskena