Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka shtyrë seancën ndaj kardiokirurgut, Dervish Hasi.
Mësohet se senaca do të mbahet nesër në orën 12:00, Hasin, i cili është akuzuar për “trafikim të të miturve” dhe “pornografisë”, për shkak se për 2 vite mbajti një të mitur si gruan e tij të katërt.
Në Apel Hasi kërkonte të ndryshonte masën e sigurisë “arrest në burg” në Shkallën e Parë.
Seanca u shty për t’i dhënë kohë avokatëve të rinj të Hasit për t’u njohur me aktet e dosjes.