Pas mbarimit të seancës për 20 minuta, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për gazetarët. Bardhi ka akuzuar kryeministrin Rama se ka urdhëruar Gardën që të pengonte deputetët e opozitës që të hynin në sallë edhe pse shumë prej tyre nuk kishin masë disipilinore.
Bardhi: Siç e patë, sot në kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetaj, personi i konsideruar nga njeriu më i afërt si koka e inceneratorëve. Me një urdhër të paligjshëm, deputetët e opozitës u ndaluan të futen në Parlament. Edhe ndaj deputetëve që nuk kishte masë disiplinore, Garda e Republikës me urdhër personal të Edi Ramës, një frikacak që i fshihet gjithmonë përballjes me qytetarët tentoi të lërë jashtë deputetët e opozitës. Besoj se vetëm në vende me regjime autoritare nuk lejohen deputetët të futen të ushtrojnë mandatin… e paimagjinueshme që deputetët duhet të shqyhen nga këmisha dhe kostumi që të futen në sallën plenare”.