Deputeti i PL, Petrit Vasili e ka konsideruar kryeministrin Edi Rama një si një frikacak që fshihet pas fustaneve të ministreve dhe pas kambaleve të gardës. Në fjalën e tij në protestën e opozitës përpara parlamentit Vasili u ka bërë thirrje qytetarëve ‘të bashkohen kundër regjimit’.
“Vëllezër dhe motra… kam vetëm 2 fjalë për t’ju thënë. Kemi një kryeministër që futet nga vrimat dhe del nga vrimat, një frikacak të mbaruar. Kemi një kryeministër që fshihet pas fustaneve të ministreve dhe pas kambaleve të gardës. Dhe kur kemi përballë një frikacak të mbaruar dhe të zhytur deri në fyt, është turp për ne mos ta rrëzojmë këtë pis që shet vendin dhe nuk ka lënë gjë pa vjedhur. Ndaj asnjë hap mbrapa përballë frikacakut. Dilni dhe do ta shikoni si do ikë me vrap,” tha Vasili përballë qytetarëve.