Nuk ka bërë përjashtim nga të tjerat edhe seanca e ditës së sotme në kuvendin e Shqipërisë pasi ka zgjatur vetëm 20 minuta. Deputetët e opozitës pasi kanë çarë kordonin e gardës kanë hyrë në sallë dhe kanë reaguar ashpër mazhorancës duke kërkuar llogari se ëprse nuk lejohen të futen në seancë. Ndërkohë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla pas tensioneve të krijuara, ku veç zhurmave dhe fyerjeve të drejtuara për mazhorancën, disa nga deputetët kanë gjuajtur me sende drejt Edi Ramës dhe Lindita Nikollës, e si rrjedhojë kjo e fundit mbylli seancën.