Ditën e sotme në Romë do të mblidhen ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku mes tyre do të jetë dhe ministri shqiptar, Igli Hasani.
Mësohet se gjatë vizitës së tij në Romë, ai do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Evropian, Giulio Terzi di Sant’Agata.
Ndërkohë, pritet që sot të Shqipëria dhe Italia finalizojnë marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore.
Në takim do të jenë të pranishëm edhe ministrat e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, ku përfshihen Greqia, Kroacia, Austria, Sllovenia, Sllovakiadhe Republika Çeke.
Takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor do të mbahet orën 16:30.