Në intervistën ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj shprehu bindjen se Erion Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës. Duke ndarë detaje nga biseda, Ahmetaj pohoi se 130 milionë euro janë paguar për një incenerator që sipas tij nuk ekziston më, dhe se pronari aktual është Besim Hoxha, një biznesmen shqiptaro-zviceran. Ai insistoi se informacionet i ka marrë nga burime të ndryshme, duke përmendur gazetarin Elvi Fundo. Ahmetaj gjithashtu shprehu shqetësimin e tij për lidhjet e biznesit me politikën në Shqipëri dhe kërcënimet që mund të përballojë pas intervistës.
Tre vite pasi erdhi në Shqipëri për t’i shpëtuar luftës, ukrainasja: Tani jam pak tironse!
Tre vite pas nisjes së luftës në Ukrainë, Marina Genkina, një nënë 40-vjeçare, ka ndërtuar një jetë të re në...