Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të partisë, ka ngritur akuza ndaj drejtësisë, duke pohuar se ajo merr direktiva nga “tribunat e Kongreseve të Rilindjes”. Duke sjellë si shembull rastin e Sali Berishës, Meta tha se ai është izoluar në arrest shtëpie pa akuzë, ndërsa pretendoi se Edi Rama ka ndikuar në destinacionin e një kompleksi ndërtimesh të Klubit Sportiv “Partizani”. Në fjalën e tij, Meta apeloi për forcimin e opozitarizmit, duke theksuar se kjo është çështje themelore e ekzistencës së demokracisë dhe shoqërisë, duke shprehur gatishmërinë e Partisë së Lirisë për të kontribuar në krijimin e një konsensusi të gjerë dhe forcimin e përfaqësimit të qytetarëve në politikë.
“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë
Në prag të ndeshjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi, ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj, ka dhënë një mesazh të qartë dhe...