Faqja e Institutit Shqiptar të Statistikave duket se ka rënë pre e një grupi hakerash iranianë, Homeland Justice.
Njoftimin e kanë dhënë edhe përfaqësues të këtij institucioni, duke njoftuar se faqja aktualisht është e paaskesueshme për qytetarët, ndërkohë po punohet për rikthimin e faqes.
Pas këtij sulmi INSTAT është vënë në qendër të kritikave publike për mungesën e transparencës me rezultatet e Censusit.
Kujtojmë se ky institucion ka lajmëruar se rezultatet do të shpallen në qershor të këtij viti. Lidhur me këtë ka reaguar edhe opozita, e cila akuzon INSTAT se po manipulon të dhënat duke fshehur shpopullimin dramatik të Shqipërisë.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Gent Progni përmes një statusi në rrjetet sociale, i cili shprehet se INSTAT ka fshehur të dhënat e Censusit për të mbuluam mbishpopullimin e vendit. Ai shprehet se 17 milion euro janë vjedhur gjatë realizimit të Censusit.
“Censi ka kushtuar 16.9 milion euro. Arsyeja pse ka kushtuar kaq shumë është se planifikohet që të jetë viti i fundit që INSTAT bën një cens të kësaj natyre të këtyre përmasave. “
Cfare ndodh tani qe INSTAT eshte ” hakeruar”?!
17 milion euro, qe eshte e sigurte qe jane vjedhur, cfaredo statistike kane nxjerre hidhen ne kosh!
Sepse askush nuk do e besoje rezultatin e censusit, as greket, as ortodokset, as muslimanet, as te krishteret, as komuniteti maqedonas etj etj …
Pra 17 milion euro te ikura ne kosh.
Por pse behet kjo? … Nga votimet e fundit , hetimi qe kam bere une, 80 mije votues qe jetonin jashte Shqiperise, rezultonin qe kishin votuar, jo vetem kaq , por edhe vendbanimi i tyre dilte i ndryshuar.
A kane votuar apo jo? kjo vertetohet me ane te TIMS , nese ata kane udhetuar ne Shqiperi ne ate kohe apo jo ( TIMSI eshte hakeruar nga Zhapiku) nuk i besohet as TIMSIT.
Censusi do nxirrte numrin e vertet te popullsise qe banon aktualisht ne Shqiperi, nese ky total, eshte me diference te madhe, ne numra me votuesit ne zgjedhjet e fundit, lind pyetja logjike, kush dhe sa kane votuar vertet ?
A po behen gati per ti vjedhur zgjedhjet e rradhes? PO 1 milion % qe po”, është shprehur ai.