Ish-zv.kryeministri dhe ministri i Financave Arben Ahmetaj ka humbur statusin e pasaportës diplomatike, e cila i ishte dhënë si deputet i Parlamentit. Ministria e Jashtme ka njoftuar se procedura për shpalljen e pasaportës si të pavlefshme është ndjekur bazuar në ligj, duke pasuar humbjen e imunitetit me largimin nga Kuvendi. Drejtoria e Çështjeve Konsullore ka informuar misionet diplomatike dhe konsullatat shqiptare në të gjithë botën për të shpallur pavlefshme pasaportën diplomatike të Ahmetajt, e cila kishte vlefshmëri deri në vitin 2033. Kjo veprim ka ndodhur pasi Ahmetaj është larguar nga vendi dhe ka qenë subjekt i hetimeve të drejtësisë për çështjen e inceneratorëve.
Dosja 5D/ Këlliçi jep deklaratë pas daljes nga SPAK
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, është paraqitur sot Prokurorinë e Posaçme. Pas përfundimit të deklaratës në...