Kreu i Komisionit Zgjedhor, Ilirian Celibashi ka zhvilluar sot një takim me gazetarët, ku ka folur lidhur me zgjedhjet e 14 majit 2023, duke bërë publike statistikat për pjesëmarrjen e qytetarëve.
Sipas Celibashit, pjesëmarrja e përgjithshme në këto zgjedhje ishte 38.24%, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja totale ka qenë 46.32%.
Kreu i KQZ-së shprehet se pjesëmarrjen më të lartë në votime e ka pasur bashkia e Fushë Arrëzit, ndërsa pjesëmarrjen më të ulët e pa pasur bashkia Vlorë.
“Pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 majit 2023 ka qenë 38.24%, në krahasim me 46.32% në 2021. Me shumë pjesëmarrje në zgjedhje është bashkia e Fushë Arrëzit, dhe Vlora me pjesëmarrjen më të ulët”, shprehet Celibashi.