Në një aksident të rëndë në rrugën Manastir-Demir Hisar, një 24-vjeçar ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë lënduar pas përplasjes së një makinë dhe një furgoni që po transportonte punëtorë. Aksidenti ndodhi në dalje të Manastirit, rrugës për në Demir Hisar. Njësitet zjarrfikëse nga Manastiri ndihmuan në nxjerrjen e viktimës dhe personave të lënduar. Nga spitali i Manastirit thonë se kanë pranuar 20 pacientë, dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Ekspertiza në vendin ku ndodhi aksidenti i rëndë është ende në proces.