Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Matjet e cilësisë së ajrit në Tiranë po rrëzojnë poshtë propagandën e Veliajt

13:10 30/01/2024
Reading Time: 2 min lexim

Profesori Besnik Baraj, anëtar i Akademisë së Shkencave, ka prezantuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, disa matje të ndotjes së ajrit në Tiranë nga grimcat që qëndrojnë pezull në ajër, të cilat depërtojnë në enët tona të gjakut dhe konsiderohen nga OBSH si më të rrezikshmet. Këto grimca shkaktojnë sëmundje të rënda si hemoragjitë cerebrale, kanceri, infarktet, etj.

Matjet në mjediset e lokaleve pranë rrugëve kryesore të Tiranës, tregojnë prezencën e grimcave nga 33.6 në 92.6 mikrogram/m3, shumë herë më e lartë se vlera e rekomanduar nga OBSH, 5 mikrogram/m3.

Në qendrat tregtare në vendet e parkimit vlerat arrijnë në nivele kritike, deri në 352 mikrogram/m3, nga norma 5 mikrogram/m3.

Shifrat tregojnë se Tirana është jo vetëm një qytet i pajetueshëm për shkak të kaosit dhe ndërtimeve, por edhe për shkak të ndotjes në nivele alarmante. Dhe shifrat rrëzojnë propagandën e Veliajt që flet për një qytet më të pastër.

Matjet tregojnë se Tirana nuk është ai qyteti që Veliaj mundohet të “shesë” por një kryeqendër që dalëngadalë mbyt qytetarët, dhe kjo ndodh edhe për shkak të politikës që ndjek një kryebashkiak, që mburret me leje ndërtimi dhe gënjen për pyjet orbitale dhe miliona pemë të mbjella.

“Këto matje i kam kryer nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 10:00 të mëngjesit, në objektet ku njerëzit ulen buzë lokaleve. Ishte ditë e thatë. Vlerat janë shumë të mëdha. Janë shumëfish nga rekomandimi i OBSH”, tha Baraj në Të Paekspozuarit.

Profesori Baraj, i ka bërë matjet edhe në orët e para të mëngjesit, ku ka qarkullim minimal të mjeteve dhe grimcat janë sërish në nivele alarmante. Vlerat e matura në 15 stacione të Tiranës, nga ora 03:00-05:00, variojnë nga 31.7 – 78 mikrogram/m3. Pra në asnjë rast më e vogël se 5 mikrogram/m3, që është norma e OBSH.

Për të bërë një krahasim me disa metropole shumë më të zhvilluara se Tirana. Ditën e sotme në Londër niveli i PM 2.5 ka qenë 13 mikrogram/m3. Në Neë York ka qenë 4.2 mikrogram/m3. Në Romë ka qenë 12.7 mikrogam/m3. Në Paris ka qenë 16 mikrogram/m3 dhe në Berlin ka qenë 11.1 mikrogram/m3. Ndërsa matjet e Tiranës që ka kryer zoti Baraj, tregojnë shifra shumë më të larta, nga 33-92 mikrogram/m3.

Baraj i ka kryer matjet me një aparat i cili e ka marzhin e gabimit deri në +/- 10%. Edhe po t’ua heqësh vlerave këtë përqindje, shifrat e ndotjes në Tiranë nga grimcat vdekjeprurëve, janë në nivele shumë shqetësuese, ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës u ka rekomanduar qytetarëve, që nuk u pëleqejnë ndërtimet dhe ndotja, që “të shpërngulen në fshat”./ Gijotina

Etiketa: cilesia e ajriterion veliajPropaganda

Të tjera

Influencuesit e “Tik-Tok” dhe “Instagram” rrëmbejnë audiencën, bien ndjeshëm të ardhurat e televizioneve
Aktualitet

Influencuesit e “Tik-Tok” dhe “Instagram” rrëmbejnë audiencën, bien ndjeshëm të ardhurat e televizioneve

Sektori i televizionit në Shqipëri po përballet me sfida të mëdha për shkak të zhvillimeve teknologjike dhe ndryshimit të preferencave...

12:27 08/08/2025
Skandali në Green Coast/ Pushuesit i vidhen 8000 euro, kompania e Agron Malajt shmang përgjegjësinë!
Aktualitet

Skandali në Green Coast/ Pushuesit i vidhen 8000 euro, kompania e Agron Malajt shmang përgjegjësinë!

Një pushues ka denoncuar publikisht një incident të rëndë që ka ndodhur në resortin luksoz Green Coast, ku ai pretendon...

11:52 08/08/2025
Para
Hagë/ Tërhiqen avokatët e Hashim Thaçit, ankohen për pagesën

Hagë/ Tërhiqen avokatët e Hashim Thaçit, ankohen për pagesën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Influencuesit e “Tik-Tok” dhe “Instagram” rrëmbejnë audiencën, bien ndjeshëm të ardhurat e televizioneve

Influencuesit e “Tik-Tok” dhe “Instagram” rrëmbejnë audiencën, bien ndjeshëm të ardhurat e televizioneve

12:27 08/08/2025
Skandali në Green Coast/ Pushuesit i vidhen 8000 euro, kompania e Agron Malajt shmang përgjegjësinë!

Skandali në Green Coast/ Pushuesit i vidhen 8000 euro, kompania e Agron Malajt shmang përgjegjësinë!

11:52 08/08/2025
Aksident i shumëfishtë te ‘Pushimi i Shoferit’ në Lushnjë

Aksident i shumëfishtë te ‘Pushimi i Shoferit’ në Lushnjë

11:38 08/08/2025
11 amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin antisocial të Qeverisë

Ilir Meta kërkon lirinë, shtyhet seanca në GJKKO

11:18 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.