PS kërkon masë disiplinore për 19 deputetë të opozitës, të cilët që nga nisja e senacës së parë plenare për këtë vit kanë shkaktuar kaos dhe rrëmujë, si në Parlament ashtu edhe në mbledhjet e Komisioneve.
Deputetë të opozitës vendosën pajisje zhurmues në sallë, flakadanë dhe bllokuan punimet, kryesisht deputetët Ervin Salianji, gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe disa të tjerë.
Bëhet me dije se kërkesa nga deputetët e maxhorancës është dorëzuar në Komisionin e Etikës së Kuvendit, pritet që të ketë një vendim së shpjeti lidhur me këtë kërkesë.
Kujtojmë se me ndryshimin e rregullores së re, deputetët në rast se nuk zbatojnë etikën dhe rregullat Brenda Kuvendit, nuk do mund të marrin pjesë në Kuvend deri në 60 ditë.