Pasi zbarkuan në zyrat e drejtorisë se punëve publike që ndodhen në afërsi të Rrugës së Durrësit, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit mësohet se kanë ushtruar edhe në disa banesa. Mësohet se është ushtruar kontroll në banesat e tre drejtorëve të kësaj drejtorie, mes tyre edhe drejtoreshës së investimeve publike pranë Bashkisë së Tiranës, zonjës Ilda Qazimllari.
Ndërkohë, Taulant Tushe është zyrtari më i lartë i Bashkisë deri më tani që mbahet në arrest për inceneratorin e Tiranës.