Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur që arresti me burg për kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri, të mbetet në fuqi. Në argumentimin e tij, Beleri ka shpjeguar se nuk ekzistojnë kushte dhe rrethana për të mbajtur atë në burg, duke theksuar se nuk paraqet rrezik dhe hetimet kanë përfunduar, ndërsa ai nuk mund të dëmtojë provat.
Beleri aktualisht ndodhet në paraburgim që prej 12 majit të vitit 2023, akuzuar për shitblerje të votave vetëm dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit të atij viti. Ai gjithashtu ka kërkuar të kryejë betimin si kryebashkiak i qytetit jugor, por kjo kërkesë i është mohuar.