Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshjen e parë miqësore të vlefshme për Euro 2024 me Suedinë në 25 mars. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën Suedeze që ky takim të luhet në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm të Suedisë, ndërsa orari mbetet për t’u përcaktuar në vijim.
Kujtojmë se Federata Shqiptare e Futbollit është duke punuar për të zyrtarizuar edhe një miqësore tjetër për muajin mars.
Kombëtarja jonë zhvilloi një edicion shumë të mirë kualifikues dhe e mbylli në vendin e parë në Grupin E duke siguruar pjesëmarrjen në finalet e “Gjermani 2024”, teksa në Europian do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.