Mbledhja e orës 10:00 e Komisionit të Reformës Zgjedhore ka dështuar si pasojë e bllokimit nga opozita, ashtu sikurse ishte paralajëmruar edhe më parë nga deputetët.
Pas disa minutash debate, mbledhja ka dështuar dhe anëtarët e Partisë Socialiste, janë larguar. Mësohet se mbledhja është shtyrë për në orën 12:00 të ditës së sotme. Mirëpo, sërish pritet të ketë kaos nga ana e opozitës.
Kujtojmë se deputetët e PD kërkojnë ribërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, dhe që kryetar të jetë Oerd Bylykbashi si dhe të ketë një anëtarësi tjetër, kërkesë kjo që ende nuk është shqyrtuar nga Kryesia e Kuvendit.