Është mbyllur sot seanca e radhës në GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për tragjedinë e Gërdecit, e cila nisi që në orën 9 të mëngjesit dhe u mbyll rreth orës 13:00 të drekës.
Pasi doli nga dyert e GJKKO-së, ish-ministri i Mbrojtjes, u shpreh para gazetarëve se të gjithë dëshmitarët duhet të thonë të vërtetën për çështjen ‘Gërdeci’, ndërsa shtoi se ka edhe dëshmitarë që heshtin.
“Ky proces tregon se ministri i Mbrojtjes s’ka bërë asgjë tjetër veçse ka zbatuar ligjin. Nuk e di nëse do dëshmojë Luan Hoxha, shpresoj që të gjithë të vijnë të dëshmojnë dhe të flasin. Në inertes të zbardhjes së vërtetës të mbajë qëndrimin e vetë siç e mendon dhe si ka vepruar”, u shpreh Mediu.
Seancën e radhës prokuroria ka thirrur Luan Hoxhën, ish shefi i shtabit të përgjithshëm që ndodhet në Amerikë. Ende nuk dihet si do të merret dëshmia e tij.