“Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një gotë raki, se kam kohë pa e provuar. E rraha ngaqë më mbante gocën, mbante gocën time”, është shprehur së fundmi banori i BBVIP3, Klodian Duro.
Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare në një diskutim me banorët pas “Prime-t” mbrëmë është shprehur se Brenda shtëpisë mund të përdorë dhe dhunë nëse acarohet.
Ditën e sotme ka reaguar menjëherë produksioni, i cili dërgoi në shtëpi një zar të zi me vendimin se Duro duhet të lërë menjëherë shtëpinë e famshme, duke argumentuar se asnjë formë e dhunës nuk lejohet dhe për këtë arsye Klodian Duro përfundon këtu ekperiencën e tij në Big Brother.