Kryeministri Edi Rama dhe familjarë të 4 viktimave të protestës së dhunshme të 21 janarit kanë vendosur sot lule dhe bën homazhe në vendin ku ndodhën vrasjet.
Teksa zhvillohesh homazhe në përkujtim të kësaj dite, një i ri që ndodhej në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka bërë thirrje kundër qeverisë.
“Vetë i çuat atje, vetë i vrarë”, ishte thirrja e fortë që bëri një i ri, ndërkohë që ai u ndalua nga civilë, të cilët kërkuan shoqërimin e tij.