“Arrest me burg” ka caktuar Gjykata e Tiranës për mjekun Dervish Hasi, kirurg në spitalin “Shefqet Ndroqi”, që u arrestua nga policia pasi kishte abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.Prokuroria e akuzon për “Trafikim të të miturve” dhe “Pornografi”.
Hasi e mbante në shtëpi vajzën 16-vjeçare prej dy vjetësh, dhe abuzonte seksualisht me të që nga mosha 14-vjeçare. Nga ana tjetër, ai mbante edhe tri gra në shtëpi të tjera duke i konsideruar si “bashkëshorte”. Por abuzimi me vajzën e mitur shkoi deri në filmimin e akteve seksuale dhe shpërndarjen e videove në një grup në celular.