Ministrja e Jashte e Kosovës, Donika Gërvalla në një intervistë për RTK ka deklaruar se i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak ka dështuar në misionin që i është caktuar.
“Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadon mandati”, tha Gërvalla.
Gërvalla e argumenton se rasti i sulmit në Banjskë është dëshmi e qartë për d♪7shtimin e Lajçak.
“Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadon mandate. Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku e ka dështuar gjithë procesin e dialogut. Jo vetëm për ne, por për një pjesë të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Ata nuk po dinë t’i heqin, sepse nuk po dinë se për çfarë i kanë vënë. Ka pasur vlerësime të ndryshme nga ana e institucioneve të BE-së, të cilat kanë quar në një vlerësim të gabuar të asaj çfarë ka ndodhur në Kosovë. Fakti që BE-ja, edhe pas deklaratave e rezolutave të Parlamentit Evropian, edhe pas deklaratave të ndryshme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, BE-ja si institucion pra, ajo pjesë e institucioneve të BE-së, që merret me politikën e jashtme të BE-së, konkretisht zyra e Borellit nuk kanë arritur të japin verdiktin për atë që ka ndodhur në Banjskë.”-tha Gërvalla.