Skip to content
Politikë

U përplasën me Açkën, përjashtohen me 10 ditë nga Kuvendi Bardhi dhe Noka

· 1 min lexim

Dy deputetët e opozitës, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet hetimore, pas përplasjes me deputeten Flutura Açkën në Komisionin e Medias, pak ditë më parë.

Vendimin e ka dhënë Sekretariati i Etikës në Kuvend, ku ka njoftuar se përvvec dy deputetëve, masë është marrë edhe për deputetët Bledion Nallbati dhe Asllan Dogjani, të cilët janë përjashtuar vetëm 5 ditë.

Kujtojmë se dje deputetët Noka, Bardhi dhe të tjerë, krijuan tensione në mbledhjen e Komisionit të Medias, që drejtohej nga deputetja Açka, e cila është pjesë e grupit të Lulzim Bashës. Bardhi dhe Noka pasi debatuan me deputeten, i morën me forcë asaj dhe mikrofonin.

Lidhur me këtë përplasje ka pasur reagime të shumta nga depuetë, nga mediat dhe nga organizatat civile të Gruas, duke e quajtur një ngjarje të turpshme dhe aspak etike nga ana e dy demokratëve.