Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar së fundminë platformat e saj sociale, ku ka njoftuar shqiptarët se Ëashingtoni zyrtar është i përkushtuar të punojë me Tiranën, për të luftuar kështu trafikun e drogës dhe pastrimit të parave.
Ambasada shkruan se struktura e lartë policore DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë me personelin, duke lënë të dhënat e kontaktit celular dhe email-in.
“Linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected].
Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s.
Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”, shkruhet në njoftimin e ambasadës amerikane.