Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se Rama po i vë “shkelmin në fyt” opozitës, dhe kjo e fundit po reziston përmes aksionit të saj. I fuar në emisionin “Opinion” Bardhi ka komentuar edhe përplasjen që ndodhi në Komisionin e Medias, ku pati një përplasje mes deputetëve të grupimeve të ndryshme të PD me njëri tjetrin.
“Jam dakord opozita bëhet me fjalë. Opozita në një vend normal, në një parlament normal. Ne kemi një vit që përdorim fjalën. Më thoni mua, mbani mend ndonjë akt opozitar të zonjës Açka apo ndonjë fjalë? Ka folur shumë gjëra opozitare të mençura në komision. Mbani mend ju ndonjë gjë? Jo sepse mënyra si funksionon kuvendi dhe arroganca që shfaq mazhoranca ndaj fjalës, të drejtave, detyrave dhe misionit që opozita ka, është e tillë që po tenton të shuajë opozitën. Janë rrëzuar të gjitha pa dhënë asnjë argument, madje një pjesë e tyre pa kaluar për votim në seancë plenare. Tani në çfarë situate është opozita në Kuvend. Edi Rama e ka shtrirë përtokë, i ka vënë shkelmin në fyt, tani ka marrë një thikë në dorë dhe do të na ngulë edhe thikën. Kjo që po bëjmë ne në parlament në këto kushte jemi, thjesht i kemi kapur dorën dhe nuk po e lejojmë që të na ngulë thikën”, u shpreh Bardhi.