Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, raportoi në një takim me drejtuesit e policisë në Elbasan për analizën vjetore të policisë. Ai vlerësoi vitin 2023 si pozitiv për Elbasanin dhe përqendroi përpjekjet e policisë në sigurinë në shkolla dhe luftën kundër narkotikëve. Ministri theksoi se Shqipëria është e përgatitur për krimet kibernetike dhe njoftoi përpjekjet e vazhdueshme në luftën kundër krimit të organizuar. Në pyetje për rrokadën e drejtorëve pas analizave në rrethe, Balla theksoi se ndryshimet janë të përditshme dhe lidhen me performancën e drejtuesve.
Tabaku çon në BE ligjin për portet: “Shkel marrëveshjen, pasuritë publike po jepen pa garë”
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur një alarm serioz për projektligjin e portëve turistike, duke e denoncuar zyrtarisht...








