Ditën e djeshme pas ngjarjes aspak të këndshme në Komisionin e Medias mes dy deputetëve Bardhi dhe Noka kundër deputetes Açka, Partia Socialiste ka dërguar një kërkesë në Komisionin e Etikës për të marrë masa ndëshkimore për dy demokratët.
Por, njoftohet se ende ky komision nuk ka zhvilluar një mbledhje në lidhje me kërkesën e grupit parlamentar të PS-së.
Gjithashtu njoftohet se kërkesa e deputetëve socialistë nuk përfshin vetëm masë ndëshkimore për rastin e djeshëm, por edhe për sjelljen e dy deputetëve në seancën e parë plenare të sesionit të ri parlamentar, ku hodhën tymuese dhe sollën kaos në Kuvend.
Referuar Rregullores së re të Kuvendit, masa ndëshkimore tashmë nga maksimumi 10 ditë përjashtim nga Parlamenti, ka kaluar në 60 ditë përjashtim, rregullore kjo e ndryshuar pak ditë pa u mbyllur viti 2023.