Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit, të cilët po hetohen në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani do të merren në pyetje nga SPAK javën e ardhshme.
Gazetarja Klodjana Lala raporton se SPAK ka thirrur Berishën që ta marrë në pyetje më 24 janar, ndërsa më 24 do të shqyrtohet çështja në Apel.
Nga ana tjetër, Jamarber Malltezi do të pyetet më 25 janar, vetëm një ditë pas Berishës.
Kujtojmë se senaca do të mbahej sot për Malltezin dhe nesër për Berishën, por është shtyrë pasi avokatët e tyre kanë kërkuar shyrjen e marrjes në pyetje, duke qenë se nuk mund të ishin prezentë.