Një mercenar serb, i cili ndodhet duke luftuar në Dombas në krah të ushtrisë ruse ka kërcënuar se pas Dombasit, radhën e ka Kosova. Në një video të shpërndarë në plaformën ‘X’ duket mercenari duke mbajtur një fjalim dhe në sfond ka flamurin rus dhe atë serb.
“Dëshirojmë t’i përshëndesim të gjithë vëllezërit në Kosovë dhe t’ua bëjmë të ditur se nuk janë vetëm. Ne jemi sot këtu, në dashtë Zoti, për të hequr qafe okupatorët e NATO-s nga Kosova. Destinacioni tjetër është Kosovë!” Kosova është Serbi”, deklaron mercenari serb.