Pasi përpjekjesh të vazhdueshme për të sjellë trupin e pajetë të 27-vjeçarit Leonard Farruku në vendlindje, është zhvilluar ceremonia mortore në Tiranë.
Kujtojmë se ai u gjend i pajetë në një qendër azili për emigrantët në Britaninë e Madhe, ndërsa priste shqyrtimin e kërkesës së tij për azil.
Agjencia e lajmeve Reuters, ka ndjekur sot nga afër ceremoninë e vogël të varrimit dhe ka folur më familjarët e të ndjerit që besohet se u vetëvra më 12 dhjetor.
Riatdhesimi i trupit u bë pasi motra e të ndjerit bëri thirrje në rrjetet sociale për mbledhje fondesh dhe mundi të sigurojë 10 mijë paund.
Autoritetet britanike thonë se vdekja e Farrukut ishte një aksident tragjik që po hetohet, por shoku i dhomës së azilantit shqiptar, tha se emigrantët në strukturën akomoduese në formë anijeje, “Bibby Stockolm”, nuk kanë shpresa për jetën e tyre.