Skip to content
Kronikë

18-vjeçarja plagos me thikë ish-të dashurin, detajet e para

· 1 min lexim

Një 18-vjeçare, e cila ka plagosur me thikë ish-të dashurin e saj është arrestuar nga blutë e Tiranës ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ndërsa motivet janë ende të paqarta. Fatmirësisht i riu i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në komunikatën e policisë.