‘Arrest me burg’ ka vendosur Apeli i GJKKO për 52-vjeçarin, i cili u ekstradua një ditë më parë nga Franca. Fraklin Xhelaj, i njohur me pseudonimin “Bebi” dyshohet se është përfshirë në trafikun e heroinës, duke e transportuar mes Greqisë, Shqipërisë, pjeserisht edhe në Maqedoninë e Veriut.
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar), sot më 07.01.2024, ora 10:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 4 akti, datë 05.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Marrje në pyetje e personit të arrestuar F.Xh. dhe verifikimi i kushteve të zbatimit të masës së sigurimit”, dhe vendosi:
1.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues atë të “Arrestit në burg” ndaj shtetasit F.Xh., i biri i M. dhe I., i datëlindjes ***, lindur në *** dhe banues në ***, caktuar me vendimin nr. 60, datë 19.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Dumani zbulon sektorin/ Ku i investon krimi i organizuar paratë
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka zbuluar mbrëmjen e sotme sektorët kryesorë ku investohen paratë e krimit të organizuar. Në...