Grupi parlamentar i PS-së pritet të ndryshojë përbërjen e tij brenda Parlamentit.
Për Arben Ahmetaj data 6 janar është afati i fundit që të paraqitet në Kuvend si deputet, në të kundërt humb mandatin e tij, pasi sipas rregullores nëse një deputet nuk paraqitet për 6 muaj në Kuvend zëvendësohet dhe humb mandatin e tij.
Kujtojmë se Ahmetaj nuk ka shkelur në Parlament që me 6 korrik, kur SPAK dha urdhër për arrestimin e tij, ndërsa Kuvendi dha leje që t’i hiqet imuniteti i deputetit me 14 korrik.
Ahmetaj që ishte i akuzuar për korrupsion për çështjen e incenetarorëve, arriti të arratisej nga Shqipëria, duke u shpallur nga autoritetet shqiptare në kërkim ndërkombëtar.
Mirëpo, pritet që në vend të tij të vijë Dallëndyshe Bici, e cila nga vota preferenciale fitoi 4977 vota dhe u rendit e 21-ta në listën e kandidatëve të PS për Tiranën. Në rast se Bici do të refuzojë marrjen e mandatit, sikundër përflitet, atëherë KQZ do të duhet të njoftojë kandidatin e radhës, Plarent Ndreca.